KLAUZOLA E PËLQIMIT PARAPRAK

“Për mbledhjen,përpunimin dhe ruajtjen e të dhënave personale”

Në cilësinë e subjektit të të dhënave personale, deklaroj se kam marrë të gjithë informacionin e nevojshëm mbi legjislacionin për të dhënat personale si dhe për të drejtat e mia që burojnë e janë sanksionuar në Ligjin Nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të Dhënave Personale” i ndryshuar siedhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij.

Me vullnet të plotë e të lirë e duke qenë në dijeni të plotë për arsyen pse të dhënat do të mblidhen, përpunohen dhe ruhen, me anë të këtij dokumenti jap miratimin/pranimin tim të lirë e të shprehur qartë për të lejuar kontrolluesin, Banka Credins, për mbledhjen, përpunimin dhe ruajtjen e të dhënave të mia personale të mëposhtme:

  1. numrin personal, emrin dhe mbiemrin;
  2. numrin e telefonit celular;
  3. adresen e banimit;
  4. adresen e postës elektronike;
  5. kodet e kontratave dhe faturave te shërbimeve;
  6. referencat e pagesës së faturave të shërbimeve;

Në vijim, unë marr përsipër të informoj kontrolluesin, nëpërmjet portalit, për çdo ndryshim të të dhënave të mia personale të mësipërme apo për çdo pasaktësi që vërej në të dhënat e mia personale ne bazën e të dhënave të kontrolluesit, brënda 30 ditëve nga data kur kanë ndodhur ndryshimet.

Unë pranoj e bie dakord që afati për ruajtjen e të dhënave të mia do të jetë për sa kohë jam përdorues i portalit dhe 5 (pesë) vite pas çregjistrimit. Kontrolluesi, Banka Credins, është i detyruar të shkatërrojë ose të bëjë anonime të dhënat e mia personale pas përfundimit të kësaj periudhe, përveç kur parashikohet ndryshe në bazë të një dispozite ose të një akti tjetër të veçantë.