Kushtet e Përdorimit

Portali “ePay.al” shërben si një dritare, nëpërmjet së cilës çdo person i interesuar mund të konsultojë, nëpërmjet internetit, informacion mbi shërbimet e ofruara nga kompanitë private dhe/ose institucionet publike në Shqipëri, informacion mbi vlerën e detyrimeve të shërbimeve të përfituara prej tij, e për më tepër, ofrohet pagesa e menjëhershme e këtyre detyrimeve.

Kushtet e Përgjithshme

Banka Credins sh.a., me adresë Rr. “Ismail Qemali”, Nr.4, Tiranë, e liçensuar nga BoA që vepron si person juridik në bazë të ligjeve shqiptare, me Vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Nr. 28969, Dt. 31.01.2003, e regjistruar në Organet Tatimore me Kodin Fiskal Nr. 3709529, NIPT K31608801O si dhe me liçencën Nr.16, Dt: 31.03.2003 të lëshuar nga Banka e Shqipërisë, duke operuar si Principal Member i Visa e MasterCard, bazuar në marrëveshjet me kompanitë private dhe/ose institucionet publike në Shqipëri (Operatori), nëpërmjet këtij portali vë në dispozicion instrumentin e pagesës on-line për likuidimin e detyrimeve, si dhe realizon raportimin e tyre drejt operatorëve në menyrë të menjëhershme.

Administratori i portalit, nuk mban përgjegjësi për humbje të mundshme, që burojnë nga përdorimi apo mos përdorimi i shërbimeve, të cilat ofrohen nëpërmjet portalit. Në rastin e shërbimeve elektronike, ku portali ofron vetëm mjedisin ndërmjetësues dhe instrumentin e pagesës, institucioni përgjegjës për ofrimin e shërbimit mban përgjegjësi për shërbimin konkret. Shërbimet e ofruara në portal me natyrë konsultimi janë falas. Veprimi i pagesës mund të shoqërohet me një komision shërbimi, i specifikuar për secilin shërbim. Portali, në informacionin që ofron, nuk mban përgjegjësi për përditësimin dhe saktësinë e informacionit të shërbimeve apo faqeve të internetit që ofrohen si lidhje në të. Kjo është përgjegjësi e kompanive dhe institucioneve përkatëse. Informacioni i përdoruesit në këtë portal mbrohet sipas dispozitave të ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale dhe ligjit për të drejtën e autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura me të.

Tarifat e Shërbimit

Pagesa e Gjobave të Automjeteve:           3% e Vlerës së Pagesës (minimumi 50 Lek);

Të Dhënat Personale

Informacioni është një aset i çmuar, prandaj në përputhje me ligjin e Mbrojtjes së të Dhënave Personale duhet të ndërmerren hapa për të mbrojtur informacionin nga përdorimi i paautorizuar, ndryshimi, zbulimi apo shkatërrimi, qoftë aksidental ose i qëllimshëm. Portali “ePay.al” është i angazhuar për të siguruar ruajtjen e të dhënave personale, ruajtjen e integritetit dhe konfidencialitetit të informacionit në sistem, ekskluzivisht me lejen e përdoruesit dhe me qëllim kryerjen e veprimtarisë së portalit dhe shërbimeve të tij.

Përdoruesi:

  • Krijon llogarinë përkatëse në portal;
  • Plotëson të dhënat personale në mënyrë që të identifikohet;
  • Pajtohet me kushtet e përdorimit të portalit;
  • Jep pëlqimin që të dhënat personale do të përpunohen dhe ruhen në sistemin informatik të portalit;
  • Jep pëlqimin për përpunimin dhe ruajtjen në sistemin informatik të portalit të të dhënave te lidhura me veprimin e pagesës;

Për më tepër informacion referojuni rubrikës “Politikat e Privatësisë” .

Të Dhënat Teknike

Të dhënat teknike të ruajtura në sistemin e portalit unik qeveritar nuk do të bëhen të qasshme në formë të personalizuar për të tretët. Për identifikimin e sesionit të përdoruesit do të përdoren “cookies”.  Konsiderohen si detaje teknike të dhënat e mëposhtme:

  • Adresa IP e përdoruesit;
  • Identifikimi i “web-browser” të përdoruesit;
  • numrin e telefonit celular;
  • numrin personal, emrin dhe mbiemrin;

Legjislacioni mbi Krimin Kibernetik

Shqipëria ka ratifikuar prej vitit 2002 “Konventën për krimin në fushën e kibernetikës”. Konventa aktuale është e nevojshme për të frenuar veprimet e drejtuara kundër konfidencialitetit, integritetit dhe disponueshmërisë të sistemeve kompjuterike, rrjeteve dhe të dhënave kompjuterike, sikurse dhe keqpërdorimit të këtyre sistemeve, rrjeteve dhe të dhënave, nëpërmjet sigurimit që kjo veprimtari e tillë të kriminalizohet, sikurse përshkruhet në këtë Konventë, dhe nëpërmjet krijimit të forcave të mjaftueshme për luftimin efektiv të këtyre veprave kriminale, duke lehtësuar zbulimin, hetimin dhe ndjekjen penale të këtyre veprave penale në të dyja nivelet kombëtare dhe ndërkombëtare, dhe duke siguruar marrëveshjet për bashkëpunim ndërkombëtar të shpejtë dhe të besueshëm.