POLITIKA E PRIVATËSISË

SI I PËRDORIM NE TË DHËNAT TUAJA PERSONALE

Në disa rubrika kërkohet nga përdoruesi që të plotësohen disa nga të dhënat personale. Në kuadër të përdorimit të faqes online, portali “ePay.al” mbledh në mënyrë direkte të dhëna tuaja personale nëpërmjet plotësimit të rubrikave për pagesat online dhe shërbimeve përkatëse që ofrohen, si dhe në rast të kërkesave online ndaj portalit “ePay.al”, të cilat regjistrohen në sistemet e tij. Plotësimi i këtyre të dhënave është vullnetar. Portali “ePay.al”, dritarja nëpërmjet së cilës çdo person i interesuar mund të konsultojë nëpërmjet internetit, informacion mbi shërbimet e ofruara nga kompanitë private dhe/ose institucionet publike në Shqipëri, informacion mbi vlerën e detyrimeve të shërbimeve të përfituara prej tij, e për më tepër, mundësinë e pagesave të menjëhershme te këtyre detyrimeve, mirëmbahet dhe administrohet nga Banka Credins.

OBJEKTI I KËSAJ POLITIKE

Kjo politikë ka për objekt informimin e subjekteve të të dhënave personale mbi mënyrën e mbledhjes, përpunimit, përhapjes, ruajtjes dhe masave të sigurisë që janë marrë për të dhënat e tyre në portalin “ePay.al”.

Përpunimi i të dhënave personale në lidhje me shërbimet që ofrohen nëpërmjet ketij portali menaxhohen nga stafi teknik i zyrës përgjegjëse për perpunimin e të dhënave. Administratori i portalit Banka Credins, kryen përpunimin e ligjshëm të të dhënave personale duke respektuar dhe garantuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe, në veçanti, të drejtën e ruajtjes së jetës private.

MBROJTJA E TË DHËNAVE PERSONALE

Mbrojtja e të dhënave personale bazohet në:

– Grumbullimin e të dhënave për qëllime të qarta, në përputhje me ligjin;

– Përpunimin e tyre në mënyrë të drejtë dhe të ligjshme;

– Mjaftueshmërinë e këtyre të dhënave, të lidhura ngushtë me qëllimin e përpunimit pa e tejkaluar atë;

– Saktësinë që të dhënat duhet të kenë. Në rastet kur këto të dhëna për një arsye apo ndonjë tjetër ndryshojnë apo përpunohen më tej, duhet të merren masa që të përditësohen duke ndërmarrë çdo hap të arsyeshëm për të fshirë apo korrigjuar të dhëna të pasakta apo të paplota, në lidhje me qëllimin për të cilin janë mbledhur apo për të cilin përpunohen më tej;

– Mbajtjen e të dhënave në atë formë, e cila lejon identifikimin e subjekteve të të dhënave për një kohë të përcaktuar, jo më tepër sesa është e nevojshme për qëllimin për të cilin ato janë grumbulluar ose përpunuar më tej.

TË DREJTAT E SUBJEKTIT TË TË DHËNAVE PERSONALE

-E drejta për akses

  1. Çdo person ka të drejtë të marrë nga kontrolluesi, nëpërmjet një kërkesë me shkrim dhe pa pagesë:
    • konfirmim nëse të dhënat personale po përpunohen ose jo;
    • informacion për qëllimin e përpunimit, kategoritë e të dhënave të përpunuara dhe për marrësit e kategoritë e marrësve, të cilëve u përhapen të dhënat personale;
    • të dhënat personale dhe informacion për burimin e tyre, në një formë të kuptueshme.
  2. Brenda 30 ditëve nga data e marrjes së kërkesës, kontrolluesi informon subjektin e të dhënave ose i shpjegon atij arsyet e mosdhënies së informacionit.

 – E drejta për të kërkuar bllokimin, korrigjimin ose fshirjen e të dhënave

  1. Çdo subjekt i të dhënave, kur vihet në dijeni se të dhënat rreth tij nuk janë të rregullta, të vërteta, të plota ose janë përpunuar dhe mbledhur në kundërshtim me ligjin, ka të drejtë të kërkojë bllokimin, korrigjimin ose fshirjen e të dhënave pa pagesë.
  2. Kontrolluesi duhet ta informojë subjektin e të dhënave për përpunimin e ligjshëm të këtyre të dhënave, kryerjen ose moskryerjen e bllokimit, korrigjimit apo të fshirjes, brenda 30 ditëve nga data e marrjes së kërkesës së subjektit.
  3. Subjekti i të dhënave, kur kontrolluesi nuk bën bllokimin, korrigjimin ose fshirjen e të dhënave të kërkuara prej tij, ka të drejtë të ankohet tek Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale www.idp.al.

MËNYRAT E PËRPUNIMIT TË TË DHËNAVE PERSONALE

Të dhënat personale të subjekteve përpunohen në menyrë elektronike. Masa të larta sigurie të caktuara zbatohen për të parandaluar humbjen e të dhënave, përdorimin e paligjshëm dhe të padrejtë, si dhe ndërhyrjet e paautorizuara. Kjo arrihet nëpërmjet teknikave të avancuara dhe moderne të ruajtjes së bazës së të dhënave dhe sistemeve të saj kompjuterike.

SIGURIA E TË DHËNAVE PERSONALE

Portali “ePay.al” garanton që të dhënat tuaja personale do të përpunohen në përputhje me Ligjin Nr. 9887, datë 10/03/2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” i ndryshuar si dhe akteve nënligjore të dala në zbatim te tij. Portali “ePay.al” merr të gjitha masat fizike, teknike dhe organizative për të mbrojtur të dhënat personale të dërguara nga çdo përpunim i pa-autorizuar, duke përfshirë shkatërrimin, humbjen, përhapjen e paligjshme apo dëmtimin e tyre.

Garantojmë nivelin më të lartë të sigurisë së informacionit nëpërmjet përmirësimit të vazhdueshëm të proceseve dhe veprimeve që kryhen në këtë portal si edhe sigurojmë që të gjitha shërbimet tona ofrohen me standardet më të larta teknike dhe me etikën e duhur.

Portali “ePay.al” përpunon të dhënat personale të përdoruesit dhe të personave të autorizuar ekskluzivisht për qëllim të përdorimit të shërbimeve elektronike “ePay”. Të dhënat personale, që japin përdoruesit përdoren vetëm për qëllimin e ofrimit të shërbimit ose për plotësimin e kërkesës dhe i komunikohen palëve të treta vetëm nëse nevojiten për këtë qëllim, duke informuar subjektin e të dhënave në përputhje kërkesat e Ligjit, si edhe kur informacioni kërkohet nga organet kompetente që e fitojnë këtë të drejtë me ligj të veçantë, duke respektuar kërkesat e Ligjit.

Të dhënat personale ruhen në një sistem me standart të lartë sigurie deri në përfundim e afatit të përcaktuar në 5 vjet. Më pas të dhënat shkatërrohen dhe fshihen .

Punonjësit që kanë akses në faqen e Portali “ePay.al” i nënshtrohen detyrimit për të ruajtur konfidencialitetin e informacionit i cili i jepet atyre për të ushtruar funksionet e tij në bazë Ligjit edhe pas përfundimit të funksionit të tyre.

Kjo politikë e privatësisë nuk përfshin lidhjet midis kësaj faqeje dhe faqeve të tjera që bëhen pjesë e shërbimit të kësaj faqeje. Ne ju inkurajojmë të lexoni politikat e privatësisë të këtyre faqeve , pasi kushtet e tyre mund të ndryshojnë nga ato të portalit “ePay.al”.

E DREJTA PËR TU ANKUAR

Çdo person, i cili pretendon se i janë shkelur të drejtat, liritë dhe interesat e ligjshëm për të dhënat personale, ka të drejtë të deklarojë parregullsitë e konstatuara nëpërmjet ankesës me shkrim ose njoftimit të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe të kërkojë ndërhyrjen e tij për vënien në vend të së drejtës së shkelur. Pas këtij ankimi, në përputhje me Kodin e Procedurës Civile, subjekti i të dhënave mund të ankohet në gjykatë.

TË TJERA

Kjo politike duhet kuptuar në përputhshmëri me Kushtet e Përgjithshme të kësaj faqeje.
Portali “ePay.al” rezervon të drejtën që të ndryshojë apo modifikojë këtë politike në çdo moment, në zbatim të çdo ndryshimi të mundshëm të legjislacionit në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe privatësisë apo të politkave të saj ne përputhje me legjislacionin në fuqi.

Në rast se subjekti i të dhënave ka bërë ankim, kontrolluesi nuk ka të drejtë të ndryshojë të dhënat personale deri në dhënien e vendimit përfundimtar.

Për çdo të dhënë personale që ne mund të mbajmë, si edhe mbi çdo të drejtë që ju në cilësinë e subjektit të të dhënave gëzoni në përputhje me Ligjin Nr. 9887, datë 10/03/2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” i ndryshuar është e nevojshme të bëni një kërkesë. Kërkesat mund të dërgohen me e-mail në adresën info@ePay.al